Gjykata e Posaçme dënoi me 15 vjet burg shtetasin iranian, Bijan Pooladrag, për akuzën e spiunazhit në vendin tonë dhe bashkëpunim me individë që financojnë terrorizmin.
Pooladrag përfitoi ulje të dënimit në 10 vjet burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar që iu pranua më herët nga Gjykata. Gjatë 2 viteve hetime ai i ka mohuar akuzat.
Por SPAK thotë se hetimet treguan që ai është pjesë e një celule spiunazhi që vepron në Shqipëri prej disa vitesh dhe janë angazhuar për akte terroriste kundër muxhahedinëve, të njohur si opozita iraniane të cilët strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit.
Ai u arrestua në verën e 2020-ës pas denoncimit të një qytetare e cila kishte kuptuar se shtetasi iranian i kishte marrë kontrollin e rrjetit social Instagram dhe nëpërmjet profilit të saj dërgonte informacione personave të tjerë./tvklan.al