Dënohen 213 vozitës në Shkup, 157 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 masa, nga të cilat 157 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 19 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur tre masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).

MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share