Dy “kopshtarë” shqiptarë që u kujdesën për një “shtëpi bari” në Sheffield janë futur në qelitë e burgut.
M. Pepaj, 28 vjeç, kishte qenë më parë në Belgjikë ku i kishte thënë policisë se ishte i pastrehë. Asokohe ai u takua me një person, i cili i tha se mund a ndihmonte ta dërgonte në Mbretërinë e Bashkuar. Ai pranoi dhe nga ky moment u dërgua për t’u kujdesur për shtëpinë e barit.
Pepaj i tha oficerëve të policisë se u paralajmërua që të mos kontaktonte me policinë dhe se do t’i preknin familjen nëse e bënte diçka të tillë.
Prokurorja Gwen Williamson i tha Gjykatës së Kurorës në Sheffield të enjten se Pepaj është shprehur se “mafia shqiptare njeh familjen e gjithkujt dhe se beson që kërcënimet janë të vërteta”.
Sipas policisë nga kërkimet u zbulua se Pepaj baskë me një të akuzuar tjetër, F. Maci, 41 vjeç, kujdeseshin për një shtëpi ku po rriteshin rreth 70 rrënjë kanabis. Aty ishte siguruar e gjithë infrastruktura për të rritur drogën.
Për këtë arsye gjykatësi Peter Kelson i dënoi si Pepajn dhe Macin me nga 9 muaj burg./tvklan.al