Denkov: Nuk ndryshojmë qëndrim ndaj Maqedonisë pa ndryshimet kushtetuese

Qeveria bullgare nuk ka arsye të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë, thotë kryeministri bullgar Nikolai Denkov në një intervistë për “24 orë”, duke shtuar se pret që Maqedonia të përmbushë obligimet e marra me propozimin francez, përcjell KlanM.

I pytur nëse do të ndryshojë qëndrimi bullgar ndaj Maqedonisë, Denkov theksoi se me marrëveshjen për zbatimin e propozimit francez u hoq vetoja,

“Absolutisht jo. Me realizimin e propozimit francez, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, biseda në fakt nuk është më mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Fqinjët tanë pritet të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, theksoi Denkov./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share