Dëmtimet ‘presion’ Didier Deschamps

Upamecano e Tchouameni nuk stërviten, në dyshim për gjysmëfinalen me Marokun

Dëmtimet bëhen sërish çështje te Franca. Në prag të duelit gjysmëfinal kundër Marokut, kampionët e Botës vuajnë nga problemet fizike dhe gjendja gripaleve të futbollistëve.

Sipas asaj që raporton prestigjozja “L’Equipe’, dy lojtarë nuk janë stërvitur me skuadrën, duke qenë në dyshim për duelin ndaj afrikanëve. Bëhet fjalë për Dayot Upamecano dhe Aurelien Tchouameni.

Mbrojtësi vuan nga dhimbjet e fytit, teksa mesfushori, i cili realizoi dhe një prej golave në fitoren ndaj Anglisë, ka pësuar një goditje në pulpë.

Dyshime që natyrisht kushtëzojnë planet e trajnerit Didier Deschamps, pasi i duhet të mendojë për përpilimin e formacionit që do hedh në fushë. Por pavarësisht gjendjes gripale, Upamecano pritet ta nis nga minuta e parë ndaj Marokut, kjo e ndikuar edhe nga futbollistët e gatshëm për të marrë vendin e tij.

Ndërkaq, situatë e ndryshme për Tchouameni, pasi gjendja fizike e tij do të vlerësohet para sfidës me afrikanët, por nuk përjashtohet mundësia që të zbres në fushë me injeksione. Përballja mes Francës dhe Marokut është programuar për t’u luajtur këtë të mërkurë në orën 20:00, sfidë ku do mësohet edhe finalisti i dytë i Kupës së Botës në Katar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share