Kanë 50 vende, pritet garë e ashpër për balotazhin në Georgia
Nevada ishte beteja kryesore mes demokratëve dhe republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Rizgjedhja e Katerine Kortez Masto në Senat siguroi kontrollin e demokratëve në Senatin amerikan. Tashmë demokratët kanë 50 vende në Senat, ndërsa republikanët vetëm 49.
Beteja për marrjen e një vendi në Senat do të zhvendoset më 6 Dhjetor në balotazhin në shtetin e Xhorxhias. Në rast se Senati ndahet në mënyrë të barabartë midis dy partive, zëvendëspresidentja Kamala Harris ka votën vendimtare. Ndërsa sigurimi i 51 vendeve nga demokratët do t’u jepte atyre një avantazh shtesë në miratimin e disa projektligjeve.
Pas kësaj fitoreje, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden u shpreh se ishte tepër i kënaqur dhe se ishte koha që republikanët të vendosnin se kush janë ata. Sipas tij, këto zgjedhje u përcaktuan nga cilësia e kandidatëve në këto zgjedhje, duke kërkuar fitoren edhe në Xhorxhia.
Një humbje republikane në shtetin e Xhorxhias mund të zvogëlojë më tej popullaritetin e Donald Trump, pasi këshilltarët thonë se ai konsideron të shpallë një garë të tretë për presidencën në 2024 këtë javë. Megjithatë republikanët ende mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pasi votat vazhdojnë të numërohen nga një pjesë e vogël të disa shteteve. Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ata ende mund të bllokojnë një pjesë të madhe të agjendës së Biden.
Tv Klan