Demokratët e panikuar një mijë milje larg në Uashington peshonin zëvendësimin e 81-vjeçarit Joe Biden si kandidat i partisë për zgjedhjet e nëntorit pas performancës së tij të mjerë dhe ndonjëherë të pakuptueshme në debat kundër Donald Trump, numri i gazetarëve pas zonjës Harris ishte rritur në dhjetëra.
Në skenë dhe gjatë udhëtimeve të saj këtë fundjavë, zv/presidentja nuk adresoi pyetje të turbullta në lidhje me aftësinë e zotit Biden për detyrën dhe nëse ai duhet të tërhiqej dhe t’i dorëzojë asaj stafetën.
Megjithatë, ndërsa thirrjet bëhen gjithnjë e më të forta që presidenti të tërhiqet, disa demokratë të profilit të lartë po bashkohen pas 59-vjeçares zonja Harris si kandidatja për ta zëvendësuar atë.
Ndërkaq Joe Biden ka bërë thirrje për bashkim të partisë për ta mposhtur atë që e quajti “vizioni i errët” që përfaqëson kundërshtari i tij politik, ish-Presidentit Donald Trump.