Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, ka takuar sot përfaqësues të organizatës humanitare “El Hilal”, të udhëhequr nga presidenti i kësaj organizate, Behixhudin Shehapi.
Në takim u bisedua për bashkëpunim të mundshëm në shëndetësinë publike me qëllim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve dhe kushteve në të cilat punojnë punonjësit shëndetësorë.
Presidenti i “El Hilal” Shehapi, i uroi ministrit Demiri mandat të suksesshëm dhe i dhuroi një libër nga organizata humanitare për mbështetjen 30 vjeçare ndaj qytetarëve të rrezikuar ekonomikisht.