Demiri: Ekipi mikrokirurgjik maqedonas dhe suedez kryen me sukses rikonstruksion kompleks mikrovaskular të gjirit

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri dhe Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Maja Manoleva kanë vizituar sot Klinikën universitare për kirurgji plastike dhe rikonstruktive me rastin e rikonstruksionit kompleks mikrovaskular të gjirit të kryer me sukses pas mastektomisë bilaterale duke përdorur procedura inovative mikrovaskulare. me mbështetjen e ekipit të mjekëve ekspertë nga Klinika për kirurgji plastike dhe maksilofaciale në Spitalin universitar Uppsala në Suedi.
Demiri, shprehu mirënjohje të madhe për të gjithë ekipin mjekësor të përfshirë në rikonstruksionin kompleks mikrovaskular të gjirit nga Klinikat në Shkup dhe Uppsala, por edhe për Andres Rodríguez, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike në Uppsala, si dhe Dimitris Dionisis nga Universiteti Aristoteli i Selanikut për përkushtimin dhe ekspertizën.
“Përparimi i edukimit të specialistëve dhe të specializantëve në mikrokirurgji është një aspekt kyç i procedurave rikonstruktive. Ky partneritet tregon përkushtimin e përbashkët për avancimin e edukimit mikrokirurgjik, si një segment thelbësor i kirurgjisë rikonstruktive”, theksoi Demiri.
Manoleva theksoi se në Klinikën e kirurgjisë plastike në Uppsala në vitet e kaluara janë realizuar një sërë trajnimesh të specializuara, ku kirurgët dhe specializantët nga klinikat e shtetit tonë patën mundësinë të mësojnë për teknikat më moderne mikrovaskulare. Edukimi i kirurgëve është nën mentorimin e Maria Mani dhe Eleonora Dimovska.
“Bashkëpunimi i përbashkët është pjesë integrale e misionit të sigurimit të standardeve më të larta të trajtimit, duke përfshirë teknikat dhe tendencat më të fundit në mikrokirurgjinë rikonstruktive. Synimi është vazhdimsija dhe zgjerimi i këtyre partneriteteve të frytshme, duke njohur vlerën e madhe në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me profesionistë dhe institucione më të mira në fushën e kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive”, tha Manoleva.
Drejtoresha e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive, Sofija Pejkova, theksoi se institucioni ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Klinikën për kirurgji plastike dhe maksilofaciale të Spitalit universitar në Uppsala, në Suedi.
“Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për prof. Andres Rodríguez, drejtor i Klinikës për kirurgjinë plastike në Uppsala, për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për të nxitur rritjen profesionale të ekipit tonë mjekësor. I ftuari ynë është edhe prof. Dimitris Dionisis nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, një autoritet i njohur në fushën e kirurgjisë së limfedemës. Prezenca e tij sjell një kombinim shtesë të ekspertizës dhe zbatimit të teknikave inovative, theksoi Pejkova
Lexo gjithashtu
Total
0
Share