Dembele do t’i bashkohet PSG-së me klauzolë private

Paris Saint-Germaini e nuk e ka aktivizuar klauzolën prej 50 milionë euro te Ousmane Dembele.

Ajo klauzolë ka skaduar dhe tani është e vlefshme për 100 milionë euro.
Me dërgimin e kërkesës formale te Barcelona gjatë së hënës, PSG-ja ka aktivizuar një klauzolë private, që ishte në kontratën e Dembeles, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Klubi parisien do ta kompletojë marrëveshjen në orët apo në ditët në vijim, duke përfshirë menjëherë edhe testet mjekësore për Dembelen.

Futbollisti francez, në parim është pajtuar që t’i bashkohet PSG-së gjatë së hënës, dhe kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share