Festivali në Pamplona tërheq mijëra pjesëmarrës në garën më të shpejtë
Të armatosur me adrenalinën për të kapërcyer frikën, mijëra qytetarë vrapuan në rrugët e ngushta të qytetit të Pamplonës në spektaklin e vrapimit të demave. Në garën e radhës me dema, u regjistruan katër persona u dërguan në spital, por asnjëri prej tyre nuk kishte marrë plagë të rënda.
Gara e cila zgjati 2 minuta e 29 sekonda ishte më e shpejta e këtyre ditëve kishte një pjesëmarrje më të lartë në krahasim me ditët e mëparshme, duke treguar edhe njëherë dëshirën e publikut për të ndjekur garën më të njohur në botë.
Festivali vjetor, i cili zhvillohet çdo vit nga 7 Korriku deri më 14 Korrik, u anulua në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të kufizimeve të Covid. Duke u rikthyer këtë vit, festivali ka tërhequr edhe një herë tifozët e tij të zakonshëm nga Spanja por jo vetëm.
Demat që peshojnë rreth 600 kilogramë marrin pjesë më pas në ndeshjet e mbrëmjes nga matadorët, një praktikë që ka sjellë protesta nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.
Klan News