Demantojnë nga kabineti i Bilall Kasamit: Në asnjë moment nuk ju kemi thënë se është pronë e jona apo e Kasamit

Kabineti i Bilall Kasamit ka hedhur poshtë akuzën e grupit ”Space” se komuna ka përvetësuar hapsirat e organizatës joqeveritare ‘Space’.

Sedat Sulejmani nga kabineti i Kasamit tha se gjatë takimit me këtë organizatë në asnjë mënyrë nuk ka deklaruar se prona të cilën e shfrytëzojnë është e komunës.

”Takimin me disa antarë të grupit e kam bërë unë edhe në asnjë moment nuk kam thënë se jeni në vendin tim apo në vendin e Bilall Kasamit, unë vetëm ua kam bërë me dije se janë ne rrugë të gabuar dhe se nuk kanë të drejtë që në këtë mënyrë të paligjeshme ti uzurpojne pronat e komunës” – ka theksuar Sedat Sulejmani në një reagim dërguar Tv Klan Macedonia. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share