REAGIMI PAS DEKLARATËS SË MICKOSKIT
Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut nuk dëshiron t`i komentojë detajet nga takimi Kovaçevski – Mickoski, por, sic percjell KlanM, thonë se Konkluzionet e Këshillit të qershorit të vitit 2022 janë të qarta.
“Me qëllim të përfundimit të kësaj faze të hapjes së negociatave për aderim, Këshilli, ka vendosur, sic thuhet në konkluzionet e Këshillit të BE-së nga Korriku 2022, të thërras edhe një konferencë Ndërqeveritare me qëllim të prezantimit të kornizës për negociata dhe situatës me çështjet përgatitore nga ana e Komisionit Evropian dhe është e gatshme ta mbajë pa anulime të mëtutjeshme dhe pa vendim politik, sapo RMV-ja ta zbatojë angazhimin e saj që të përfundojë ndryshimet kushtetuese, konform procedurave të saja të brendshme” – Delegacioni i BE-së në Shkup.
Një qëndrim i këtillë I Delegacionit të BE-së, sic percjell KlanM, vjen pas kërkesës së Mickoskit që ndryshimet kushtetuese të miratohen me veprim të anuluar, respektivisht të hyjnë në fuqi atëherë kur për Maqedoninë të miratohet vendimi për t`u bërë anëtare e BE-së. /KlanMacedonia/