Delegacione afariste nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbajnë takim në Selanik më 13 qershor

Mundësitë për zgjerim dhe përforcim të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do t’i shqyrtojnë delegacionet afariste të dy vendeve, të cilat më 13 qershor do të mbajnë takim në Selanik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Oda ekonomike nga Selaniku kumtuan se do të jenë nikoqir i delegacionit afarist nga 18 biznese të kryesuara nga kryetari i Odës ekonomike të Maqdonisë së veriut, të cilat do të mbajnë takime (B”B) me përfaqësues të bizneseve greke me qëllim të shqyrtimit të mundësive për bashkëpunime të reja.

Kompani nga Maqedonia e Veriut të cilat marrin pjesë në takimin nafarist janë nga sfera të ndryshme, nga sektori tregtar, industrial dhe ai i shërbimeve, siç janë energjetika, ndërtimtaria dhe teknologjitë TI.

Në fillim të takimit, i planifikuar ngjarje e hapur për perspektivat për prëforcim të bashkëpunimit ekonomik mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Oda ekonomike e Selanikut i dërguan thirrje bizneseve greke të cilat janë të interesuara të mbajnë takim me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut, deri nga mesi i majit të parashtrojnë paraqitje për pjesëmarrje. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share