Delegacion qeveritar në vizitë pune në Tiranë për grupet e punës në kuadër të Ballkanit të Hapur

Delegacion Qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,  Abdylshyqyr Abedini,koordinatorët nacional për Ballkanin e Hapur Marjan Zabërçanec dhe për bashkëpunim rajonal, Nolla Ismajlloska, drejtorët e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe këshilltarët dhe udhëheqësit e sektorëve, sot dhe nesër do të kenë takime intensive pune për koordini9m të detajuar me qëllim ballafaqimin e përbashkët me krizën me mungesën e ushqimit dhe rrymës,si dhe rreziqet nga zjarri gjatë verës.

Në takimin e grupeve të punës do të definohet edhe mënyra e aktivizimit të numrit identifikues për qytetarët e Ballkanit të Hapur, si dhe mënjanimin e lejeve të punës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share