Del para gjykatës i dyshuari i dytë për sulmin në Ibër Lepenc

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar edhe një person të dyshuar në lidhje me sulmin e ditës së premte në kanalin e Ibër Lepencit, raporton Ekonomia Online.

I dyshuari J.V në ora 10:30 ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt

Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share