Del në shitje shtëpia ku jetoi Tupac Shakur

Reperi dhe familja e tij u vendosen në shtëpinë në Baltimore kur ishte 13 vjeç

Shtëpia ku legjenda e ndjerë e repit Tupac Shakur u rrit ka dalë në shitje për 179,000 Dollarë.

Shtëpia me tre dhoma gjumi me dy banjo është 1,798 metra katrorë. Shtëpia është dy katëshe dhe mësohet se reperi dhe familja e tij kanë jetuar në katin e parë ndërsa aktualisht aty jeton një qiramarrës.

Shtëpia ka akses të afërt me transportin dhe lagjja ka një rrugë të sapoasfaltuar.

Kujtojmë se Shakur u qëllua për vdekje në moshën 25-vjeçare teksa ndodhej në makinë në Las Vegas në Shtator të vitit 1996.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share