Deklarimet e Macronit për viza, analistët kërkojnë të merren me seriozitet

“Thirrjet e shpeshtuara të faktorit ndërkombëtar, synojnë ta përmbyllin dialogun”

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, kanë mendime të ndryshme sa i përket deklaratës së presidentit francez, Emanuel Macron, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave. Ata konsiderojnë se thirrjet e shpeshtuara të faktorit ndërkombëtarë, synojnë ta përmbyllin dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tyre ky paralajmërim i Francës nuk lidhte vetëm me situatën në veriun e Kosovës, por edhe me implementimi e marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel e Ohër. Ata kanë kërkuar që këto thirrje të merren me seriozitet nga ana e Qeverisë.

“Gjithmonë varet se kush e jep atë deklaratë, nëse analizojmë kush është presidenti i Francës dhe kush është Franca dhe çka përfaqëson ajo në BE, atëherë deklarata është jashtëzakonisht shumë serioze. Qeveria që sot ish dashur që të bëjë pyetje si duhet të zgjidhet çështja jo vetëm e veriut por Macron ka kërkuar që edhe marrëveshja e Ohrit apo e Brukselit  të realizohet dhe të implementohet. Qeveria e Kosovës duhet që të ketë kujdes tash se si do t’i qaset kësaj marrëveshje, nuk është vetëm çështja e veriut por edhe marrëveshja e Ohrit pra për zotimet që i ka dhënë pala kosovare”, deklaroi analisti Dritëro Arifi.

“Seriozitetin  e deklaratës së presidentit Macron, Kosova duhet ta merr në maksimumin e vetë, mirëpo po them prapë obligimet për Kosovën duhet që t’i kryej sidomos për ato që ka thënë po. Është e natyrshme që dizajnuesit e planit franko-gjerman do të lobojnë për jetësimin e të njëjtit. Republika e Kosovës nuk ka problem me jetësimin e planit franko-gjerman. Ky paralajmërim nuk ndërlidhet me masat aktuale që i ka Kosova nga BE-ja si mekanizëm. Unë konsideroj që Kosova duhet t’i marr me seriozitet në kuptimin e përafrimit të raporteve për arsye se me qeverinë aktuale pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është me i keqi nga të gjitha fazat të cilat ka mundur me qenë”, tha analisti Albinot Maloku.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të hënën se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.Duke folur më 28 gusht në një fjalim vjetor para ambasadorëve francezë në Paris, Macron tha se nga Kosova dhe Serbia pritet angazhim i qartë në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës në mënyrë paqësore./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share