Ne gjatë shtatë viteve të kaluara, e kthyem bashkë me qytetarët, demokracinë në shtet. Për këtë besoj se qytetarët kanë besim në procesin zgjedhor dhe këtë do ta tregojnë me numrin e votave të tyre. Këtë sot e theksoi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në deklaratë për mediat, pasi votoi për president të shtetit.
“Sot është ditë e madhe – rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Pres që qytetarët ta shfrytëzojnë në numër të madh të drejtën e tyre të votës. Sot është hapi i parë drejt vendimit të madh, hapi i parë në rrethin e parë, në zgjedhjet presidenciale, në të cilin do të përcaktojmë se në çfarë drejtimi do të ecë shteti. Hapi i dytë i madh na pret më 8 maj, kur do të jetë rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, edhe në zgjedhjet parlamentare, në të cilat qytetarët do të vendosin për drejtimin në të cilin do të lëvizë shteti”, deklaroi Kovaçevski.
Sipas kryetarit të LSDM-së, opsionet janë nëse do të zgjedhim të kthehemi në të kaluarën, të cilën duam ta harrojmë ose do të zgjedhim progres dhe të ardhme më të ndritur.
Në pyetjen e gazetarëve, se cilat janë pritjet e LSDM-së, Kovaçevski u përgjigj se pritjet e tyre janë se qytetarët do të tregojnë se janë për të ardhme evropiane.
“Për atë që ne e prezantuam gjatë javëve të kaluara në fushatën presidenciale. Gjithashtu, thashë se ky është hapi i parë drejt vendimit të madh më 8 maj, kur na pret rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin pres që të plasohet kandidati ynë, presidenti ynë Stevo Pendarovski dhe më 8 maj, bashkë me zgjedhjet parlamentare, qytetarët ta sjellin vendimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, ishte i vendosur kryetari i LSDM-së.