Deklaratë e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski

Një shtet që negocion me Bashkimin Evropian nuk guxon t’i lejojë vetes proces të keq zgjedhor, porositi sot paradite kandidati presidencial, Stevo Pendarovski.

Pasi që votoi në vendvotimin e tij, Pendarovski deklaroi se pret ditë të qetë zgjedhore.

“Sot pres ditë të qetë zgjedhore, rreth të qetë, të parë zgjedhor. Kuptohet, ashtu pres të jetë edhe më 8 maj, kur do të kemi zgjehdje parlamentare dhe rrethz të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi, jo aq për karrierat individuale të secilit prej nesh, kandidatëve në këto zgjedhje presidenciale, por është jashtëzakonisht me rëndësi për tër. shtetin sepse një shtet i cili negocion me BE-në nuk guxon t’i lejojë vetes proces të keq zgjedhor”, theksoi Pendarovski.

Sipas tij, shteti si i pavarur tashmë mbi 30 vite, ka kaluar shumë cikle zgjedhore.

“Shpresoj, si herën e kaluar, ashtu edhe tani, se votimi do të jetë me ruajtje të standardeve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Pendarovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share