Deklaratë e kandidates për presidente të shtetit Gordana Siljanovska Davkova

Bëni zgjedhjen e duhur, krahasoni jo vetëm programet, krahasoni se çka ka ndodhur. Unë isha në Kuvend, ndërsa presidenti i tanishëm, ishte president dhe mendoj se shumë lehtë mund të merrni vendim, i porositi votuesit Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente të shtetit e mbështetur nga Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, pas shfrytëzimit të të drejtës së votës për zgjedhjet presidenciale në vendvotimin 2866 në SHF “Kole Nedellkovski” në Shkup.

“Nëse dita shihet nga mëngjesi, ndërsa mendoj në mëngjesin e djeshëm, atëherë erdhi diçka që unë në ditën e fundit të mitingut e quajta – erdhi koha, erdhi ora të shkojë ky pushtet. Unë asnjëherë nuk agjitoj për vete, qytetarët e dinë se për kë të votojnë dhe e dinë që ta shfrtytëzojnë të drejtën e votës. Nëse fitoj, ndërsa mendoj se me siguri do të hyj në rrethin e dytë të zgjedhjeve, vlerësoj se atë që e pashë nga rezultatet e djeshme është tregues i mirë qytetar”, deklaroi Siljanovska Davkova.

U dëshiroi sukses të gjithëve, por shtoi se sistemi është i çuditshëm dhe se jemi vend i rrallë në të cilin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka prag zgjedhor prej madje 40 për qind në sistem parlamentar.

“Mendoj se në zgjedhjet e ardhshme duhet ta zbatojmë rekomandimin e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR për heqjen e pragut zgjedhor prej 40 për qind në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Ai është prag që kërkon jo vetëm bisedime dhe negociata, por mundëson shantazhe dhe pazare, ndërsa unë jam kundër pazareve politike”, porositi Siljanovska Davkova

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share