Pas përfundimit të ndeshjes Shkëndija – Sileksi, që përfundoi me fitoren e kuqezinjve 3-1, Klan Maqedoni mori prononcimin e dy trajnerëve Ardian Nuhiu të KF Shkëndija dhe Gorazd Mihajllov të KF Sileksit.
“Personalisht mendoj se ka qenë ndeshja më e mirë këtë gjashtëmujor, sepse kemi pasur gjithçka nën kontroll, duke filluar shumë mirë takimin, duke shkuar shumë shpejtë tek goli, dhe pastaj një moment ku u ndëshkuam, aty një pesë minutash skuadra ndoshta ka qenë në një ngërç, pastaj shumë shpejt e tejkaloj pastaj gjithçka kishte nën kontroll, ndërtimin edhe organizimin e lojës, pastaj edhe kompakt si grup. Në pjesën e dytë thjesht thash duhet të vazhdojmë në këtë formë, sepse momenti që luan në këtë formë pa diskutim që do e fitojmë takimin edhe atë bindshëm. E filluam pjesën e dytë shumë mirë, shkuam te goli, pastaj erdhi kartoni i kuq i cili na vështirësoi, por shpirti luftarak i grupit, me shumë përgjegjësi në aspektin taktik mirë të vendosur erdhe tek goli i tretë, dhe me plot meritë e fituam takimin”, tha Ardian Nuhiu.
“Para së gjithash urime Shkëndisë, mendoj se me meritë triumfoi në këtë ndeshje. Siç e dini erdhëm në mungesë të 4-5 lojtarëve të formacionit të parë, disa shkaku i lëndimeve e disa shkaku i kartonëve, kjo ishte një ekipë që asnjëherë nuk ka luajtur së bashku, madje as në trening. Ne u përpoqëm, dhamë aq sa mundëm, mund të jem i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mijë, provuam, ja në 2:1 patëm shans të japim gol, nuk ia arritëm, pastaj kartoni i kuq hodhëm gjithçka në një kartë, nuk arritëm ta valorizojmë, pastaj e dimë sa e rrezikshme është shkëndija në kundërsulm, na ndëshkoi me 3:1. Edhe një herë urime, së pari për mirëpritjen e nikoqirëve, lojën ferr dhe korrekte, nuk kemi vërejtje as ndaj gjyqtarëve, lojë korrekte. Iu uroj kolektivit të Shkëndisë shumë fat për festa, gjithçka të mirë në sezonin e ri, në vitin e ri, ne faktikisht nga sot shkojmë në pushim, do të shohim sezoni tjetër si do të jetë, patjetër të jem i kënaqur nga ajo që treguam këtë gjysmë-sezon, do të thotë të qenit i katërti në këtë konkurrencë patjetër të jesh i kënaqur”, tha Gorazd Mihjllov.
/KlanMacedonia/