Deklarata për fenë, imami Mustafa Tërniqi kundër kryeministrit Kurti!

“Fetë erdhën e shkuan, ne jemi këtu”, kjo është deklarata e kryeministrit Albin Kurti, e dhënë për mediat e huaja që ka ngjallur shumë reagime në Republikën e Kosovës dhe jo vetëm.

Në mesin e atyre që ka reaguar kundër kësaj deklarate të dhënë nga kryeministri është edhe imami Mustafa Tërniqi.

Në reagimin e tij kundër Kurtit, Tërniqi ka thënë se është ateizmi ai që shkon e vjen.

Sipas imamit, Feja e zotit do të qëndrojë.

Reagimi i plotë:

 

“Ateizmi shkon e vjen, Feja e Zotit do qëndrojë. Ishte aty që në krijim. Sa t’jetë jeta do vazhdojë”, ka shkruar Tërniqi duke shpërndarë një poster me deklaratën e Kurtit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share