LSDM-ja e ka vlerësuar si skandaloze deklaratën e Ministres Janevska se nuk do të ketë libra për gjuhë të huaja dhe se nxënësit mësojnë nga serialet.
“Krahas kësaj deklarate skandaloze dhe komike, Janevska konfirmoi se statusi i punonjësve të arsimit për DPMNE-në nuk është I rëndësishëm. DPMNE-ja nuk ka qëllim ta anancojë arsimin kurse kjo konfirmohet me ribalancin e buxhetit ku qartazi potencohen prioritetet e Qeverisë, ku arsimi nuk është prioritet” – ka deklaruar Deputetja e LSDM-së, Daniela Nikolova.
Ndërkohë në rrjetin socjal FB ka reaguar edhe Kreshnik Bekteshi nga BDI.
Ministrja e arsimit thotë se sduhet gramatikë, por mund gjuhet edhe prej serialeve me I mësu. A të mos kemi shkolla? Cfarë thoni? , ka shkruar në rrjetin socjal FB ish ministry I ekonomisë nga rradhët e BDI-së Kreshnik Bekteshi. Ai mëtej ka vazhduar me psotimet e tij mbi këtë temë duke shtuar: Cfarë toni që fëmijëet edukatën fizike ta mësojnë nëpërmes Plej Stejshën. /tvklan.mk