Maqedonia e Veriut në Lojërat e 19-ta Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, ka fituar edhe një medalje, bëhet fjalë për Taekwondostin, Dejan Georgievski, i cili ka fituar medaljen e bronztë.
Ai në Ai nuk dueloi kundër marokenit Ayoub Bassel për të hyrë në finale, për shkak të një virusi në stomak. Për Dejan Georgievski kjo është medalja e dytë në Lojërat Mesdhetare, pas medaljes së argjendtë në Lojërat e fundit në Tarragona të Spanjës në vitin 2018.
Maqedonia e Veriur deri më tani ka fituar tri medalje, një të artë (mundësi Magomedgadzi Nurov) dhe dy të bronzta (mundësi Vladimir Egorov dhe taekwondosti Dejan Georgievski). /KlanMacedonia/