Dega e Lëvizjes Besa në Çair: Shëndetësia para kolapsit, të dorëhiqet ministri Bekim Sali

Pas kërkesës së degë Alternativa Çair që të dorëhiqet ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot nga Lëvizja Besa kanë kërkuar të njejtën dorëheqjen e ministrit Sali.

Kryetari i Degës Çair të Lëvizjes Besa, Valon Bela tha se shëndetësia në vend është para kolapsit dhe se si rrjedhojë institucionet duhet të marrin përgjegjësi.

“Kërkojmë nga organet kompetente që të marrin seriozisht situatën e krijuar dhe të përshpejtojnë hetimet për gjitha keqpërdorimet e drejtorëve të klinikave për të cilat në publik u shfaqën dyshime. Poashtu kërkojmë nga ministri i shëndetësisë që të pranon paaftësinë e tij për të menaxhuar me këtë institucion kaq të rëndësishëm dhe të jep dorheqje nëse nuk do që përmbi vete të merr gjithë dështimin e sektorit të shëndetësisë sidomos në periudhën e fundit ku plasën edhe skandalet në shumë klinika dhe spitale shtetërore”, tha Valon Bela, kryetar i Degës së Lëvizjes Besa në Çair.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share