Dega e Çairit nga Alternativa kërkon dorëheqjen e ministrit Bekim Sali

Dega e Çairit nga Alternativa kërkoi edhe zyrtarisht sot dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali.

11 nënshkrime janë vendosur në iniciativën e kësaj dege për shkarkimin e ministrit.

Ish shefi i kabinetit të ministrit Sali, Meriton Civuli tha se shqetsimin në fjalë ia kanë bërë të ditur edhe kryetarit të partisë por se nuk ka pasur veprim deri më tani nga ana e tij.

“Kemi vendosur të dalim publikisht për shkak se i kemi adresuar shqetësimet deri tek Kryetari i partisë por ai nuk është përgjigjur, i bëjmë thirrje degës gjegjësisht kryetarit të partisë Afrim Gashi që për 10 ditë të inicon procedurë për shkarkim” – thonë nga dega e Çairit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share