Defi i prodhuar në Tetovë tingëllon më origjinal se i Kinës

Furkani vazhdon të ruaje zanatin e trashëguar brez pas brezi

“Çdo zanat është i mirë, unë edhe shkollën e kam vazhduar edhe zanatin nuk e kam lënë. A do e trashëgosh? Po si jo, tek djemtë apo tek vajzat! Po, Po.”

Furkan Islami nga Tetova është profesor i gjuhës Angleze, e zanatin e punimit të defit dhe shumë instrumenteve tjera muzikore e ka të trashëguar gjeneratë pas gjeneratë dhe ende i ruan teknikat dhe metodat unike për krijimin e këtyre instrumenteve. Edhe pse procesi i punimit është i gjatë dhe kërkon shumë kujdes dhe aftësi artizanale, dyqani i trashëguar i Furkanit nuk do të mbyllet edhe për një gjeneratë tjetër.

“Nga viti 1951 ka filluar me punë, stërgjyshi ka filluan në këtë dyqan këtu në këtë vend dhe afër 72 vite. Kam filluar diku nga mosha 16-17 vjeçare të merrem me këtë punë kur isha në shkollë të mesme. Pas shkollës vija këtu dhe nga ajo kohë nuk jam ndalë më dhe ende vazhdoj pas punës pas ditë jam këtu”, thotë Furkan Islami, prodhues i instrumenteve artizanale.

Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimeve, defi i punuar në mënyrë artizanale mbetet një thesar i trashëguar që vazhdon të prodhohet në dyqanet e vogla artizanale të Tetoves.

“Nuk ka mbetur më, shumë pak kanë ngelur qoftë në Tetovë apo në Shkup me dru që punojnë, në Tetovë ka dy apo tre dyqane.” 0010(00:22) Përafërsisht shkon një orë, lëkura, kasnaku, çamparet që i thuan dhe shkon një orë për ta përfunduar. 0010(01:10) vetëm nga lëkura e deles bëhet, nga lëkurë tjetër nuk behët, ka edhe ato të Kinës që janë nga plastika por nuk janë origjinale”, thotë Furkan Islami.

Nëpër shekuj, defin është bërë simbol i muzikës tradicionale dhe është trashëguar nga brezi në brez. Edhe pse tani më së shumti janë mërgimtaret që e blejnë këtë instrument muzikor gjatë sezonit të verës për dasmat tradicionale shqiptare, Furkani do të vazhdojë të jep ligjërata të gjuhës Angleze dhe të ruaj e të trashëgoj zanatin e tij edhe në gjeneratat pas tij. Edhe pse dikur në Tetovë ka pasur më shumë dyqane të tilla tani kanë ngelur vetëm tre dyqane që prodhojnë instrumente prej druri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share