Gazetarja Daniela Zisi raporton se në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut ka rënë sistemi.
Për këtë arsye prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafe Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.
Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori i Shqipërisë. Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa dhe radhe në kufi.
E njëjtë është situata edhe në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës. Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem./tvklan.al