Në emisionin “Klan Debat” ku po diskutohet rreth krizës energjetike, njohësi i energjetikës, Aleksandar Dedinec, bashkëpuntor në akademinë e shkencave dhe arteve tha se kjo krizë ka kapluar gjithë botën dhe secili shtet po përdor mënyrat e veta për ta zbutur atë.
”Kjo krizë nuk është vetëm tek ne por në gjithë Botën, kjo nuk është hera e parë që kemi krizë, jemi përballuar edhe më parë mirëpo tani jemi ngushtuar sepse janë mbledhur gjitha. Shtetet më të mëdha kanë marrë masa për zbutjen e krizës secila sipas mënyrës që mendon që mund të lehtësojë krizën” – deklaroi Dedinec. /KlanMacedonia/