Debutim i mirë i Berishës tek Empoli

Pret penallti në përballjen me Juventus

Etrit Berisha pati një debutim për tu vlerësuar tek Empoli edhe pse skuadra toskane e humbi me rezultatin 2-0 sfidën me Juventus në shtëpi.

“Kjo penallti e pritur që në ndeshjen e parë më bën të lumtur, por do të ishte më mirë të kishim një rezultat pozitiv.”

Etrit Berisha u konsiderua si më i miri në fushë për Empolin nga gazetat sportive italiane pasi shmangu gola të tjerë që mund ta kishin bërë më të thellë humbjen. Berisha nuk luante një ndeshje në Serie A prej 20 majit të 2022 për shkak se u trajneri i Torino fillimisht e la në stol dhe më pas e përjashtoi nga ekipi.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share