Debati Trump-Harris, përplasje e ashpër gjatë debatit presidencial

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika te forta mbi ekonominë, emigracionin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.Fitues I debatit sipas analistëve ishte harris.

Nisi me një shtrëngim duarsh debati mes Donald Trump dhe Kamala Harris por kjo paqe mes tyre zgjati pak në debatin kokë më kokë që u ndoq nga sytë e miliona amerikanëve dhe botës.

Dy kandidatët për presidentë debatuan për cështje të tilla si ekonomina, emigracionin, kujdesin shëndetësor dhe politika e jashtme.

Harris kritikoi qëllimin e Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme.

KAMALA HARRIS-NENPRESIDENTE

“Le të flasim për atë që na la Donald Trump. Donald Trump na la papunësinë më të keqe që nga Depresioni i Madh. Donald Trump na la epideminë më të keqe të shëndetit publik në një shekull. Donald Trump na la sulmin më të keq ndaj demokracisë sonë që nga Lufta Civile. Dhe ajo që na duhet të bëjmë është të pastrojmë rrëmujën e Donald Trump.”

Nga ana tjetër Donald Trump kritikoi administraët e Joe Biden për inflacionin e lartë gjatë mandatit të tij.

DONALD TRUMP-ISH-PRESIDENT I SHBA-së

“Ne kemi pasur një ekonomi të tmerrshme për shkak të inflacionit I cili njihet si shkatërruesi I vendit. Kemi patur një inflacion të lartë si kurrë më parë, ndoshta më i keqi në historinë e kombit tonë.”

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe nënpresidentja Kamala Harris u përleshën ashpër për luftën në Ukrainë. Trump akuzoi Harrisin se nuk kishte bërë sa duhej për të shmangur konfliktin mes dy vendeve.

sinkron DONALD TRUMP-ISH-PRESIDENT I SHBA-SE

Ata e dërguan atë për për të negociuar për luftën.Tre ditë më vonë ai hyri dhe nisi lufta sepse gjithcka që ata thanë ishin gjepura.Ata thanë gjërat e gabuara.Lufta nuk duhej të kishte nisur.Ata e dërguan për të negociuar me Putin dhe Zelenskin .Dhe ajo e bëri dhe lufta filloi tre ditë më vonë.Ky është talenti që ajo ka.

Harris nuk e la pa përgjigje.

KAMALA HARRIS-NENPRESIDENTE

“Përsëri, thashë në fillim të këtij debati, ju do të dëgjoni një mori gënjeshtrash që vijnë nga ai. Dhe kjo është një tjetër.

Ajo akuzoi Trumpin se ishte i gatshëm të braktiste mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën duke I dhënë mundësinë Kreut të kremlinit Vladimri Putin të fitonite luftës, sepse sipas Harris Trump adhuron të fortët në vend që të kujdeset për demokracinë.

Kandidatët gjithashtu shkëmbyen kritika për luftën e Izraelit në Rripin e Gazës, megjithëse asnjëri nuk ofroi plane specifike për zgjidhjen e këtyre konflikteve.

Një temë tjetër e rendësishme që u diskutua gjatë debatit kishte të bënte edhe me të drejtat e abortit në SHBA. Kandidatja demokrate akuzoi Tramp se me ndalimin e abortit po i hiqte të drejtën njerëzve që janë viktima të krimit që të vendosnin vet për trupin e tyre

KAMALA HARRIS-NENPRESIDENTE

“Trump ndalon abortin që nuk bën përjashtim as për përdhunimin dhe inçestin, të cilat e kuptoni se çfarë do të thotë – një i mbijetuar i një krimi, një shkelje ndaj trupit të tij, nuk ka të drejtë të marrë një vendim se çfarë do të ndodhë me trupin e tij më pas. Kjo është e pamoralshme”.

Sa për cështjen e emigracionit Trump theksoi se nën administratënBbajden në amerikë po hyjnë të burgosur dhe të çmendur që po zënë vendet e punës së amerikanëve.

DONALD TRUMP-ISH-PRESIDENT I SHBA-së

Ne kemi miliona që dynden në vendin tonë nga burgjet, nga institucionet mendore dhe azilet e të çmendurve. Dhe ata po vijnë dhe po marrin punë që tani janë të zëna nga afro-amerikanët dhe hispanikët.”

Gjatë debatit Kamala Harris e vuri republikanin Donald Trump në pozitën ku ju desh të mbrohej gjatë këtij debati presidencial duke i kujtuar atij komentet raciste të bëra më herët nga ish-presidneti.

KAMALA HARRIS-NENPRESIDENTE

Sinqerisht, mendoj se është një tragjedi që ne kemi dikë që dëshiron të bëhet president, i cili vazhdimisht, gjatë karrierës së tij, është përpjekur të përdorë racën për të përçarë popullin amerikan. E dini, unë po besojmë se shumica prej nesh e dinë se kemi shumë më tepër të përbashkëta sesa ato që na ndaJn dhe ne nuk duam këtë lloj qasjeje që thjesht po përpiqet të na ndajë vazhdimisht dhe veçanërisht për racën.

Trump, i cili ka kaluar javë të tëra duke nisur sulme personale ndaj Harris që kanë përfshirë fyerje raciste dhe seksiste, kryesisht shmangu fyerjet gjatë momenteve të hershme të debatit, por Harris arriti te nervozonte Donald Trump gjatë debatit duke e bere ate qe tu kthehej akuzave te pabazuara.

Sondazhet e konstatuan se fituese e debatit ishte Harris, por Trump tha më pas se ajo “humbi shumë keq” dhe se ky kishte qenë debati më i mirë i tij.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share