Debati në Kuvend: VMRO-DPMNE akuza ndaj ASH-së për korrupsion politik

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur debati për propozimin për riformatimin e kabinetit qeveritar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij, duke drejtuar akuza ndaj VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës” si “bllokues të rrugës evropiane të vendit”, sic njofton KlanM, tha se vendimi nuk është i motivuar nga interesa të ngushta partiake.

“Për mua këto vendime nuk lidhen dhe nuk duhet të lidhen me dëshirat, motivet dhe kërkesat e asnjë udhëheqësie partiake dhe menjëherë dua të saktësoj se sot ne marrim vendime nëse dhe si do të mbetemi në rrugën e vetme të venit. Nëse do të mbeteimi në rrugën e progresit ose sic duan një pjesë e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të shtyejmë vendin drejt një krize dhe jostabiliteti të ri”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon që në vend të riformatimit qeveritar, deputetët të votojnë për zgjedhje urgjente të parakohshme parlamentare, sic njofton KlanM, duke drejtuar akuza në adresë të liderit të ASH-së, Arben Taravari, për korrupsion politik.

“Nuk e njoh Arben Taravarin që e shoh periudhën e kaluar. Për këtë shkak publikisht pyes, nëse bëhet fjalë për shantazh dhe cfarë lloj shantazhi bëhet fjalë? Vallë natyra e shantazhit është një shtëpi e bukur në një pjesë elitare të Shkupit, që Arben Taravari e ka marrë si dhuratë? Vallë një nga cmimet e hyrjes në Qeveri është ajo shtëpi e bukur që I është dhuruar Taravarit?”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Riformatimi i kabinetit qeveritar është për katër ministra dhe pesë Zv/Ministra dhe vjen pas negociatave për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Zgjerimi i koalicionit qeveritar vjen në një periudhë kur duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share