Debate për gjuhën e përdorur në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë një deklaratë e Partisë Socialiste që kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për shkak, sipas tyre, të gjuhës së përdorur nga ai.

Kjo deklaratë është pritur me kundërshtime nga deputetët e Partisë Demokratike. Disa prej tyre kanë me vete edhe bilbila. Pas kësaj, kreu i PD-së Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të selisë blu kanë bllokuar foltoren.

Për shkak të situatës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkoi që të ketë 5 minuta pushim.

Kujtojmë që krahas seancës plenare në ambientet e jashtme të saj po zhvillohet një protestë. Protestuesit janë duke ndjekur drejtpërdrejt me anë të një monitori edhe çfarë po ndodh në parlament./tvklan.al

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share