Debat i ‘ashpër’ në Love Island Albania! Çfarë ka ndodhur mes Everaldos, Stivit dhe Eratos?

Debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Everatos dhe Stivit. Djemtë e ‘Love Island Albania’ kanë qenë të ulur në një nga ambientet e vilës së dashurisë dhe po diskutonin për rikrijimin e çifteve.

Ka qenë Stivi ai që ka nisur debatin duke ngacmuar fillimisht Everaldon dhe më pas është bashkuar edhe Erato.

Stivi e ka pyetur Everaldon“ke dy ditë që s’më flet, ça ke apo se dola me Aishën?”

Ndërkohë që ky i fundit e ka akuzuar se e ka përdorur për lojë: “Më bëre lojë, deri dje më thoshe që ishe ndarë me Ildën e shkove ngacmove Aishën.”

Më pas në bisedë futet edhe Erato:

Erato: Për çfarë i the Aishës që do të zgjedh ty në ‘prime’ dhe më pas zgjodhe Ildën.

Stivi: Ashtu ishte muhabeti.

Erato: Kuptove që je gabim, sepse Aisha tha se ishte manipulim dhe lojë.

Stivi: Jo kuptova që unë dhe Ilda duhet të qëndrojmë bashkë./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share