Raportet Shkup – Athinë/ Siljanovska: Përmes dialogut t`i tejkalojmë problemet me Greqinë!

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka deklaruar se respekton Marrëveshjen e Prespës, por se e drejta e përcaktimit personal është e garantuar e akte më të larta se sa marrëveshjet dypalëshe.

Gjatë një aktiviteti në Ohër, ajo është zotuar për raporte të mira me Greqinë fqinje.

“Plani është të ndërtohen raporte të mira ndërfqinjësore. Plani është oferta dhe kërkesa për respekt. Dialogu është cështje e shëndoshë dhe nëse nuk ka respekt të ndërsjelltë, s`ka rezultate. Politika kërkon dialog dhe unë jam e gatshme që bashkë t`i tejkalojmë problemet”, tha Gordana Siljanovska.

Por, Presidentja Siljanovska, nuk heq dorë nga shfrytëzimi i emrit të vjetër kushtetues të vendit.

“Thash se e respektoj Marrëveshjen e Prespës, e respektoj të drejtën ndërkombëtare, për dallim nga të tjerët. Flasim për përcaktim personal, që garantohet me akte më të larta se marrëveshjet dypalëshe, sic janë deklaratat për liritë dhe të drejtat, nga Sokrati e deri më sot. Vlen për të gjithë, por edhe për mua”, tha Siljanovska,

Autoritetet greke, kohë më parë, nuk e kanë përjashtuar mundësinë për inicimin e procedurës para Gjykatës Ndërkombëtare, sic thonë, për shkak të shkeljes së nenit nenit të marrëveshjes së përkohshme./tvkan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share