Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, David Raum, ka vlerësuar se nënvlerësimi i sulmuesit spanjoll, Lamine Jamal, do të ishte një gabim i madh. Edhe pse vetëm 16 vjeç, Jamal, lojtari i Barcelonës, ka treguar se është një rrezik i vazhdueshëm për ekipet kundërshtare.
“Pancerat” e Gjermanisë, që kanë 10 vite pa fituar një trofe ndërkombëtar, do të përballen me “La Roja-n” në çerekfinalet e kompeticionit. Të dyja kombëtaret kanë fituar Europianin nga tri herë dhe konsiderohen si pretendente për ta ngritur trofeun edhe në këtë edicion.
Për David Raum, si Jamal ashtu edhe sulmuesi tjetër Niko Williams janë tepër të rrezikshëm. Raum theksoi se Jamal, i cili luan titullar te Barcelona dhe në kombëtare, nuk duhet trajtuar si fëmijë. Ai ka cilësi të mëdha dhe duhet gjetur mënyra për ta bllokuar. Bashkë me Niko Williams, ata janë lojtarë mjaft cilësorë, por Spanja gjithashtu ka skuadër të fortë. Gjermania nuk e ka mundur asnjëherë Spanjën në një turne ndërkombëtar në 36 vitet e fundit.
Ndeshjet e mëparshme midis këtyre dy kombëtareve kanë qenë emocionuese. Në Ligën e Kombeve në 2020, “La Roja” e shkatërroi Gjermaninë me rezultatin 6-0, ndërsa në Botërorin e 2022, ndeshja përfundoi barazim 1-1. Suksesi i fundit i pancerave ndaj iberikëve erdhi në Euro 1988.