David dhe Victoria Beckham shpenzuan mbi dy mijë euro ndërsa ishin për darkë në Miami të martën mbrëma.
Ylli i futbollit, 48 vjeç, dhe stilistja, 49 vjeçe, u panë duke darkuar në restorantin dhe barin luksoz LPM në lagjen Brickell të Magic City, dhe një burim konfirmoi se ata mblodhën një faturë të madhe.
Dyshja – për të cilët thuhet se po darkonin vetëm me dy të ftuar të tjerë – porositën një sallatë endive, sallatë me misër dhe shegë, Rigatoni Arrabbiata mes artikujve të tjerë nga menyja e restorantit francez që arrinte në 1700 euro.
Fatura, e cila përfshinte gjithashtu 20 për qind pagesë prej 330 euro dhe gati 180 euro taksa, doli në një total prej dy mijë eurosh.
Është e paqartë nëse çifti lanë një bakshish shtesë, por një burim thotë se dyshja e famshme dhe të ftuarit e tyre ishin shumë të sjellshëm ndaj stafit të pritjes.
David dhe Victoria, të cilët ishin të veshur elegant me të zeza, iu dha trajtimi VIP derisa u përcollën brenda dhe jashtë restorantit të sofistikuar nga një hyrje e pasme.
Ata gjithashtu darkuan pas një muri privat gjatë gjithë qëndrimit në restorant.
Duket se LPM është një pikë e preferuar për dyshen, pasi The Post raportoi në gusht 2021 se ata kishin ngrënë atje dhe kishin lënë një bakshish prej 100 eurosh.
Kjo nuk është asgjë e re për David dhe Victoria, meqë thuhet se kanë një vlerë neto të kombinuar prej 400 milionë eurosh.