Mesazh lamtumire tifozëve: Kemi arritur shumë që kur Ferguson më solli këtu
Aventura e David de Gea në Old Trafford ka përfunduar. Spanjolli është larguar pas 12 vitesh si lojtar i Manchester United, duke respektuar kështu kontratën që skadoi në Qershor për të menduar një tjetër etapë të re në karrierë.
Portieri 32-vjeçar nuk ka preferuar të rinovojë, teksa ka pasur një mesazh lamtumire për tifozët e “djajve të kuq”, të cilët e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Kemi arritur shumë që kur Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub” – shkruan mes të tjerash spanjolli në statusin e tij në rrjetet sociale.
De Gea, i cili iu bashkua United në vitin 2011 kur drejtohej nga Alex Ferguson, ishte lojtari më jetëgjatë në skuadrën aktuale, duke bërë gati 550 paraqitje. Ai fitoi titullin e Premier League në sezonin e dytë me klubin, ndërsa triumfoi një herë në Kupën e Ligës, FA Cup dhe Europa League. 32-vjeçari fitoi dy herë ‘Dorezën e Artë’ për mbajtjen e portës së paprekur në 190 sfida në kuadrat.
Klan News