Dauti: VLEN në leximin e parë votuan për ligjin për arsimin e mesëm, himni i shtetit ka përmbajtje të njëanshme!

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se himni i shtetit ka përmbajtje të njëanshme ndaj nuk mund të përkrahet që i njejti të këndohet edhe nga shqiptarët sepse ashtu e kërkon ligji për arsim të mesëm.

Dauti tha se përderisa ai ligj nuk ndryshon, do të ketë gjithmonë bllokim nga Fronti Europian.

“Në lexim të parë edhe deputetët e VLEN-in e kanë votuar ligjin për arsim të mesëm. Më shqetëson fakti që ministrja thotë së ky ligj do të rikthehet për votim, ndaj mendoj që beteja ende nuk ka mbaruar. Arsimi ka shumë probleme të tjera për tu rregulluar e jo të merremi më këto gjëra sepse nuk mund të rregullohen gjërat nga kulmi por nga baza. Në vendet multietnike himni përfshinë vlerat e bashkëjetesës dhe elementet e barazise, e nuk janë të njëanshme siç është himni i RMV-së. Duhet të jemi syçelë, sepse unë besoj që ministrja e ka marrë mesazhin. Nëse vazhdon kjo ide tutje, ne do të vazhdojmë me bllokim”, tha Dauti.

Ajo shtoi e VLEN duhet të largohet nga qeveria e jo të zbatoi politikat anti-shqiptare të Mickoskit.

“Mua me dhimbën kur shoh se si binden ndaj veprimeve anti-shqiptare të VMRO-së. Në ju kemi bërë thirrje të largohen nga kjo qeveri sepse ne nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie me këto ide anti-shqiptare”, tha Dauti. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share