Dashuri në kohë krize – për dashuri s’duhet të kursejmë

BAZAR NË SHKUP NË VIGJILJE TË SHËN VALENTINIT

Nënë e bijë kanë ekspozuar punime dore në “Bazarin e të dashuruarve” i cili, sic njofton KlanM, ka filluar sot dhe do të mbahet deri më 14 shkurt, deri në datën e njohur si dita e të dashuruarve.  Kriza ekonomike nuk po ndalon qytetarët të blejnë gjësende për të dashurit e tyre. Më shumë qytetarët blejnë aksesorë, lule dhe çokollata.

“Edhe pse është dita e parë ka qytetarë që janë të interesuar dhe blejnë. Nuk është shtrenjtë. Kur u dhurohet të dashurëve, asgjë nuk është shtrenjtë. I rëndësishëm është kujdesi dhe secili mund të zgjedh aq sa ja lejon xhepi” – tha Marina Jashiq.

“Vetë i bëj, ka një vit që merrem me këtë punë. Qytetarët më së shumti kanë dëshirë të blejnë buqetë nga sapuni. Këto lloj buqetash mbajnë aromë rreth një muaj dhe nuk janë të shtrenjta” – deklaroi Maja Millosheviq.

Shën Valentini, sic percjell KlanM, festohet çdo vit më 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave. Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share