Dashtevski: Në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë, nuk do përsëritet votimi!

Gjatë ditës së djeshme kishte ndërprerje të votimit në vendvotimet 1075, 1100 dhe 1090, të gjithë në Kumanovë.

Ndërprerja zgjati më shumë se tre orë dhe sipas nenit 151, KSHZ-ja duhet të sjell vendim për prishje të votimit në këto tre vendvotime.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se duke pasur parasysh se numri i votuesve të regjistruar në këto vendvotime, gjegjësisht 872 votues, nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, votimi në këto vendvotime nuk do të përsëritet.

Dje, gjatë ditës së votimeve në zgjedhjet presidenciale, pati raportime për keqpërdorime dhe ndërhyrje në procesin e votimit në Kumanovë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share