DASH: Mbështesim çdo përpjekje për të hetuar krimin dhe korrupsionin

SANKSIONI I PERSONAVE NË LISTËN E ZEZË

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të kërkojnë përgjegjësi nga ata për të cilët ka dyshime se janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Ky është qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shteti të dhënë për Zërin e Amerikës, në lidhje me iniciativën e autoriteteve për sanksionimin e personave dhe subjekteve të vendosura në “listën e zezë” në ShBA.

“Edhe nuk komentojmë për legjislacionin çfarë pritet, ne e përshëndesim dhe e mbështesim fuqishëm çdo lloj dhe të gjitha përpjekjet për hetim aktiviteteve të dyshimta korruptuese dhe kriminele dhe të thirren në përgjegjësi ata të cilët kanë keqpërdorur besimin publik për interes personal”.

Prej atje shtuan se, reformat institucionale dhe ligjore që rrisin transparencën dhe përforcojnë luftën kundër korrupsionit do të ishin të mirëseardhura jo vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 11 janar prezantoi ndryshimet në Ligjin për masa kufizuese, të cilat do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut për personat që janë në “listën e zezë” të SHBA-së. Personat që do të jenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe kërcënime hibride do të përballen me pezullimin e përkohshëm të pozicionit që mbajnë, do t’u ndalohet të marrin pjesë në tenderë deri në aktgjykimin e formës së prerë, ndërsa në lojë mbetet edhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Ky propozim ligj vjen pasi në vitin e kaluar, SHBA zgjeroi listën e personave të padëshiruar, të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA. Si pasojë e implikimit të tyre në korrupsion të profilit të lartë, SHBA vitin e kaluar futi në listë të zezë, kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, biznesmenin Orce Kamçev si dhe ish zëvendëskryeministrin dhe biznesmenin, Koço Angjushev.

Megjithatë, administrata amerikane paralajmëroi se kjo listë do të zgjerohet edhe më tej. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share