Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se qeveria izraelite nuk e ka lidhur kthimin e civilëve palestinezë në Gazën veriore me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller, tha se Izraeli është shprehur se nuk do që të shohin palsetnizë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
“Ata na thanë se do të mbështesnin një mision të Kombeve të Bashkuara për të vlerësuar kushtet në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe gjithashtu ata nuk e lidhën kurrë kthimin në shtëpitë e tyre me lirimin e pengjeve në asnjë mënyrë apo formë,” ai tha ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ministsri izraelit i Mbrojtjës, Yoav Gallant, përpara takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, propozoi që palestinezët të mos lejohen të kthehen në shtëpi derisa të lirohen të gjitha pengjet.