“Dardanët” përgatitjet kundër Rumanisë i vazhdojnë sot në “Fadil Vokrri”

Të premten më 6 shtator, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kundër Rumanisë, në UEFA Nations League.

Për të pasur një ecuri sa më të mbarë, “Dardanët” që disa ditë po i zhvillojnë përgatitjet.

Dy ditët paraprake, seancat stërvitore i kanë zhvilluar në Kampin Nacional derisa sot prej orës 11:00 stërvitjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri” ku edhe do të luhet loja kundër rumunëve.

Stërvitje futbollistët do të kenë edhe nesër, derisa pasnesër do ta kenë ballafaqimin e parë në garën e Ligës së Kombeve.

Synimi i kombëtares së Kosovës, është që të nisë sa më mirë duke i marrë pikët e plota nga loja e parë.

Ndërkaq, ndeshjen e dytë ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, do ta zhvillojë të hënën më 9 shtator kundër Qipros./ Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share