Autoritetet: Deri në 6 mijë të zhdukur
Stuhia shkatërrimtare Daniels, pasi goditi Ballkanin ku la dhjetëra të vrarë, ka mbërritur në Afrikën Veriore ka shkaktuar një bilanc edhe më tragjik me 2 mijë të vdekur në Libinë lindore.
Nga përmbytjet dhe reshjet masive më i goditur ishte qyteti Derna, ku niveli i ujit arriti deri në 3 metra, ndërsa probleme pati edhe në Bengazi, Susa dhe Bayda. Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) që kontrollon Libinë lindore, tha se numri i të zhdukurve është 5000-6000.
Libia është ndarë në dy administrata rivale prej vitit 2014, pas vrasjes së liderit Muammar Gaddafi, më 2011. Të dyja qeveritë i kanë shpallur tri ditë zie, për t’i nderuar viktimat e stuhisë Daniel.
Shkencëtarët për klimën kanë tërhequr vërejtjen se ndryshimet klimatike nënkuptojnë më shumë sasi të ujit gjatë sezonit veror, çka mund të rezultojë me stuhi intensive.
Tv Klan