Në moshën 39-vjeçare, karriera e Dani Alves rifillon nga Meksika. Pas përfundimit të qëndrimit të tij të shkurtër në Barcelonë, ish-anësori i Juventusit i ka thënë “po” ofertës së pasur të paraqitur nga Pumas.
Lajmin e ka bërë të ditur Karla Uz, gazetarja e “Diario Record Mexico”, sipas së cilës Dani Alves do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Pumas në orët në vijim dhe më pas do të firmosë me një nga skuadrat meksikane më të forta dhe fisnike.
Me këtë klub të ri, braziliani do të përpiqet ta pasurojë më tej “palmaresin” e tij shumë të madj, si futbollisti me më shumë trofe të fituar në karrierë, në historinë e futbollit. Sipas “Record”, Alves do të nënshkruajë një marrëveshje me vlerë 100 mijë dollarë për ndeshje.
Deri në përfundim të kampionatit meksikan kanë mbetur rreth 10 ndeshje, të cilave mund t’iu shtohen edhe gjashtë të tjera në rast kualifikimi në fazën finale. Ndër të tjera, Pumas do të jetë kundërshtari i Barcelonës në trofeun “Gamper”, të planifikuar në “Camp Nou” më 7 gusht.
Në fakt, Dani Alves aktualisht krenohet me 38 tituj në karrierën e tij, 25 prej të cilëve me Barcelonën, mes viteve 2008 dhe 2016, duke përfshirë gjashtë edicione të La Liga-s dhe tri Liga Kampionesh.
Meksika do të jetë vendi i pestë i ndryshëm në të cilin Dani Alves do të luajë, pas Brazilit, ku anësori u bë i njohur midis viteve 2019 dhe 2021 me San Paolo, Spanjës dhe Italisë.