Danezët entuziastë për Tour de France

Në Kopenhagen po kryhen përgatitjet e fundit përpara nisjes së madhe të Turit të Francës.

Më datën 1 Korrik do të nisë nga kryeqyteti danez një nga eventet më të rëndësishme në çiklizëm. Si fillim do të jetë një garë individuale kohore e gjatë 13 km, ndërsa në etapën e dytë çiklistët do të konkurojnë në garën 18 km të aajtë në urën “Great Belt”.

Në etapën e tetë dhe finale çiklistët do të përshkojnë 182 km, që nis nga Vejle dhe përfundon në Sonderborg. Çiklizmi është mjaft popullor në Danimarkë dhe për këtë aktivitet ka interes të madh nga vendassit.

Danimarka bëhet shteti i 10 që do të mirëpresë nisjen e Turit të Francës. Ky është edicioni i 109 i këtij eventi, i cili përfundon më 24 Korrik në Paris.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share