DORËHEQJA PASON PAS PRESIONIT POLITIK NGA KRYEMINISTRI MICKOSKI
Mickovski paralajmëroj se nga e hëna do të fillojë me pastrimin e gjykatësve dhe prokurorëve të papërshtatrëshëm , ndërsa sot doërheqje dha kreyetarja e Këshillit gjyqsor Vesna Dameva.
Dorëheqja sipas saj është si pasojë e resionit të qeverisë dhe partisë në pushtet. Ajo ka theksuar se pas sulmeve të njëpas njëshme ndaj saj dhe institucioneve gjyqësore, si dhe akuzave për ndikime politike, ka vendosur të tërhiqet.
VESNA DAMEVA – KRYETARJA E KËSHILLIT GJYQËSOR
Politikanët, kryeministri, shprehin kritika për Këshillin Gjyqësor, qëndrim negativ ndaj gjyqtarëve… Dhe mendoj se e vetmja gjë që më ka mbetur është ruajtja e paqes dhe qetësisë. Prandaj, unë paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra. Nga foltorja e kuvendit u bënë përpjekje nga politikanët për të minuar integritetin tim. Mickoski ka bërë pretendime se në Këshillin Gjyqësor ka klane dhe se po falsifikohen procesverbalet . Deputeti Antonijo Milososki është kërcënuar me kallëzim penal. “Ky politikan nga pushteti ka kërcënuar bartësin e një posti nga organi gjyqësor”, ka reaguar Dameva.
Sipas saj shqetësuese kanë qenë edhe tejstet me porosi kundër saj që janë pulikuar në portale të ndryshme me përmbajtje shpifëse, që synonin të paraqiteshin si ndikim në proceset gjyqësore.
“Unë mbetem si anëtar i Këshillit, natyrisht, nëse nuk më shkurtohet para kohe. Pas kërcënimeve të drejtpërdrejta, nuk do të habitem që do të ndalet me kaq dhe jam i bindur që nuk do të kem qetësi. Mbetem kurioz të shoh se si dhe përmes cilit institucion do të zbatohet presioni I ardhshëm. Unë do ta duroj atë, por nuk do të mund ta duroj nëse rrezikohet siguria e familjes sime” – tha Dameva.
Deputeti Milloshoski javën e kaluar në rrjetet sociale shkroi se Dameva duhet të largohet menjëherë në dhjetor, kur normalisht do t’i kishte skaduar mandati, nëse nuk do të ishte shkarkuar me dhunë vitin e kaluar dhe se nuk duhet t’i plotësojë ata 8 muaj si kryetare e Këshilli Gjyqësor. Më pas, edhe kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e parlamentit tha se Dameva ka dashur të vazhdojë mandatin në mënyrë të kundërligjshme.
Dameëa u shkarkua njëher pa asnjë procedurë ligjore më 24 prill 2023. Por, kundër vendimit të shkarkimit ajo menjëherë ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative dhe më 3 janar gjykata e ka rrëzuar atë vendim dhe e ka rikthyer në detyrë Damevën.
Gjatë ndërprerjes së paligjshme kryetar ishte gjyqtari Sashko Georgiev.
Dameva javën e kaluar tha se mandati i kryetarit të Këshillit Gjyqësor zgjat 2 vjet, në përputhje me nenin 8 paragrafi 2 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe se interpretimet për gjoja vazhdimin e mandatit përtej periudhës së përcaktuar ligjore prej 2 vitesh, në prani të një fakti të padiskutueshëm se ka patur ndërprerje të mandatit nuk mbajnë. /tvklan.mk/