Dalja e parë publike e Kim Kardashian me partnerin e ri

Pasi mediat ndërkombëtare roze shkruan për një romancë mes Kim Kardashian dhe ish-partnerit të motrës se saj, Chloe, dyshja kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike.

Themeluesja e SKIMS ishte së bashku me partnerin e saj të ri Odell Beckham Jr.   për të parë lojën e basketbollit që po zhvillonte djali i saj Saint.

Dyshja thuhet se filluan të njiheshin me njëri-tjetrin pas ndarjes së futbollistit nga e dashura e tij e fundit në Shtator të vitit të kaluar.

Çifti ka zgjedhur ta mbajë romancën sa më private të jetë e mundur në mënyrë që të shmangë çdo spekulim të rremë.

Kim nuk dëshironte që publiku të mendonte se ajo kishte ndërhyrë në ndarjen e futbollistin me ish-partneren Lauren Woods me të cilin ka edhe një fëmijë.

Një arsye tjetër sipas tabloidit britanik Daily Mail është edhe ndonjë reagim publik i ish-bashkëshorti të saj, Kanye West, me të cilin ajo ka katër fëmijë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share